Nata e Kadrit

Nata e Kadrit
26 Korrik, 2010 | Vendosur nga Administratori | Marre nga Arkiva

Hyrje

Nata e Kadrit ėshtė njė natė prej netėve tė muajit tė begatė Ramazan. Ajetet Kur’anore dhe fjalėt e tė Dėrguarit Muhamed, alejhi selam (paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė), qė flasin pėr tė, janė tė shumta. Pėr rėndėsinė dhe pozitėn qė kjo natė gėzon tek zemrat e njerėzve e tregon dhe fakti qė po thuajse i madh e i vogėl ditėn qė i paraprin natės sė Kadrit e agjėrojnė. Pėr hirė tė vėrtetės theksojmė se, vetėm agjėrimi i kėsaj dite nuk e shlyen detyrimin qė kemi pėr ta agjėruar gjithė muajin e Ramazanit. Nga agjėrimi i kėsaj dite nuk pėrjashtohen dhe shumė njerėz, qė edhe pse nuk janė muslimanė, u bashkohen miliona agjėruesve muslimanė nė mbarė botėn.
Mjafton si nderim pėr kėtė natė dhe fakti se i Madhi Zot ia ka kushtuar njė sure tė plotė me kėtė emėr nė Kur’an, qė quhet Suretul Kadr.

Po pse quhet Nata e Kadrit?, Ē’ėshtė Nata e Kadrit?,  Ē’vlera pėrmban dhe si mund tė pėrfitojmė prej kėsaj nate tė madhe?
Pikėrisht pėr tė informuar sado pak bashkėkombėsit tanė po ju ofrojmė kėtė material tė shkurtėr.

 

Pse quhet “Nata e Kadrit” ?

1-Fjala “Kadr” ka disa kuptime ku njėri prej tyre ėshtė dhe nderim ose respektim, sepse ajo ėshtė natė e cila nderohet dhe ka njė pozitė tė veēantė tek Allahu pėr shkak tė karakteristikave tė saj. Po kėshtu dhe personi i cili qėndron zgjuar, duke iu lutur Zotit gjatė kėsaj nate, pajiset me njė nder tė veēantė.

2-Kuptim tjetėr i kėsaj fjale ėshtė se Kadr don tė thotė dhe shtrėngim, nė kuptimin se dituria e saktė se kur ėshtė kjo natė, ėshtė e fshehur nė dhjetė netėt e fundit tė Ramazanit siē do ta shohim mė poshtė. El-Halil ibėn Ahmed, njė dijetar i njohur ka thėnė: “Ėshtė quajtur Nata e Kadrit pasi bota shtrėngohet nga numri i madh i melaikeve qė zbresin nė kėtė natė”.

3-Gjithashtu Kadr ka dhe kuptimin Kader (paracaktim), se nė kėtė natė paracaktohet se ēfarė do tė ndodhė pėr vitin e ardhshėm (siē do ta shohim mė vonė).

4-Nė njė ajet Kur’anor Allahu e quan “Natė tė Begatshme” pėr mirėsitė e shumta qė u jepet njerėzve.

 

Kėtu kemi pėrmbledhur vetėm disa prej kuptimeve qė pėrmban ky emėr, kuptime qė nė tėrėsi shprehin vlerat e saj.

 

 Ē’ėshtė nata e Kadrit?

Allahu i Madhėruar thotė nė suren El Kadr:

1- Ne e zbritėm atė (Kur'anin) nė Natėn e Kadrit.
2- E ē'tė bėri ty tė dish se ē'ėshtė Nata e Kadrit.
3- Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj!
4- Me lejen e Zotit tė tyre nė (atė natė) zbresin engjėjt dhe shpirti (Xhibraili) pėr secilėn ēėshtje.
5- Ajo ėshtė paqe deri nė agim.”. (El-Kadr: 1-5)
.

Pra sipas ajeteve tė cituara Kur'anore, Nata e Kadrit ėshtė nata me e vlefshme dhe me e rėndėsishme, sepse nė tė ndodhi zbritja e Kur'anit, drita nga Allahu pėr tė zhdukur errėsirėn e mosbesimit dhe pėr tė vendosur nė vend dinjitetin njerėzor, qė ishte nėpėrkėmbur. Kur’ani i tregoi njeriut se cili ishte ai nė tė vėrtetė, e largoi njeriu nga adhurimi dhe pėrgjėrimi ndaj ēdo gjėje, drejt adhurimit tė Atij qė e meriton kėtė adhurim, ndaj Zotit Krijuesit tė tij. Kur’ani i rivendosi dhe njė herė lidhjet mes Krijuesit dhe njerėzve tė cilėt e kishin harruar Zotin e tyre. Kur’ani i tregoi njeriut se ėshtė i lirė dhe jo skllav i tekave tė njerėzve me pushtet dhe se ai i lutet dhe i mbėshtetet vetėm Zotit. Njerėzit e festojnė ditėn kur ēlirohen nga ndonjė pushtues i jashtėm, por tė mos harrojmė se Kur’ani e ēliroi njeriun nga “pushtuesi” i brendshėm qė ėshtė egoja e njeriut dhe prirja e tij pėr vepra tė ndaluara dhe tė shėmtuara. E pra a nuk e meriton kjo ditė, dita e zbritjes sė Kur’anit, qė tė jetė ditė feste pėr mbarė njerėzimin!
Allahu nė kėtė natė e zbriti Kur'anin Famėlarte nga LEUHI MAHFUDHI (pllaka e ruajtur mirė tek i Madhi Zot) pėr nė BEJTUL IZEH, qė ėshtė nė qiellin e dunjasė. Kur’ani mė pas iu zbrit Muhamedit, alejhi selam, pėr rreth njėzet e tre vite me radhė sipas nevojave njerėzore qė dilnin. Pėr kėtė shkak Nata e Kadrit paraqet ngjarjen mė tė rėndėsishme dhe mė madhėshtore nė historinė e njerėzimit dhe si e tillė e ndryshojė rrjedhėn e saj, sepse Shpallja e Kur'anit nė kėtė natė madhėshtore “lidhi” qiellin me tokėn, njeriun me Krijuesin e vet dhe kėshtu hyri pėrsėri nė histori, nė tė cilėn ai nuk mbeti vetėm objekt pa pėrmbajtje dhe kuptim, pėrkundrazi i dha zgjidhje njerėzisė dhe u bė fjalė e gjallė dhe ligji i jetės , sipas tė cilit zhvillohet jeta.
Nata e Kadrit pėrveē rėndėsisė sė madhe si ngjarje historike, nė tė njėjtėn kohė paraqet natėn mjaft tė dobishme pėr ēdo kėnd qė dėshiron t’i kthehet Allahut dhe ta  pastrojė shpirtin e tij.
Kuptohet se vlera dhe dobia e kėsaj nate ėshtė pėr atė qė di ta shfrytėzojė. Kjo natė pra, ėshtė me e mirė se njė mijė muaj, siē thotė Zoti nė Kur’an . Nė kėtė thėnie del nė pah drejtėsia e Zotit pėr t’u dhėnė mundėsira tė barabarta njerėzve pėr ta adhuruar Krijuesin e tyre, sepse dihet qė njerėzit nė kohėt e hershme kanė qenė mė jetėgjatė. Nė kėtė natė zbresin melaiket, nė qiellin e dunjasė, nė tokė, rreth njerėzve dhe i pėrshėndesin mė pėrshėndetjen Islame Selam Alejkum (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ju). Kjo natė pėrshkruhet si paqe, e sigurtė, e qetė sepse shejtani nuk mund tė bėjė asnjė tė keqe apo tė shkaktojė ndonjė trazirė.

Ē’ndodh nė kėtė natė:

  • Nė kėtė natė vendoset fati i tė gjitha krijesave pėr vitin e ardhshėm.
  • Nė kėtė natė shkruhet se kush do tė jetojė dhe kush do tė vdesė.
  • Shkruhet se kush do tė nderohet e kush do tė mallkohet.
  • Shkruhet se kush do tė paracaktohet pėr nė Xhenet, e kush do tė paracaktohet pėr nė Xhehenem.
  • Shkruhet se ku do tė paraqitet thatėsia dhe uria.
  • Shkruhet se kush do ta kryejė haxhin atė vit e kush jo.
  • Nė kėtė natė pėrcaktohen rrisqet.
  • Pėrcaktohet se ēfarė do tė ndodhė deri nė vitin tjetėr.
  • Ēėshtjet e atij viti dėrgohen nga Leuhi Mahfudh pėr tek melaiket tė cilėt shėnojnė urdhrat.
  • Shkruhet dhe ēdo gjė tjetėr tė cilėn e dėshiron Allahu tė ndodhė atė vit.  

           

 Disa hadithe qė flasin pėr vlerėn e Natės sė Kadrit

  • Muhamedi, alejhi selam, ka thėnė: “Kush e kalon me namaz Natėn e Kadrit me besim tek premtimi i Allahut dhe shpresė tek Ai,  i falen mėkatet qė ka bėrė mė parė.” E transmeton Buhariu
  • Muhamedi, alejhi selam, ka thėnė: “Kėrkojeni natėn e Kadrit nė dhjetė netėt e fundit tė Ramazanit.” Buhariu.
  • Muhamedi, alejhi selam, ka thėnė: “Kėrkojeni natėn e Kadrit nė netėt tek tė dhjetė ditėve tė fundit tė Ramazanit.”  Buhariu: 4/259.
  • Nė librin me hadithe tė Buhariut pėrmendet se Ubadeh ibėn Samit ka thėnė se i Dėrguari, alejhi selam, doli tė na tregonte se kur ėshtė Nata e Kadrit, e nė atė moment dy prej muslimanėve po grindeshin. Ai tha: “Dola t’ju tregoj se kur ėshtė Nata e Kadrit, ndėrsa filani me filanin grindeshin, prandaj ajo (dija se kur ėshtė fiks) u morė prej meje. Ndoshta kjo ėshtė mė mirė pėr ju. Prandaj kėrkojeni nė tė nėntin, tė shtatin dhe tė pestin (nė netėt me numėr tek pra nė 21, 23, 25, 27, 29 ramazan)” Buhariu; 1919

Ky hadith tregon se sa e keqe ėshtė grindja, si rezultat i sė cilės, u fsheh dhe kjo mirėsi e madhe.

Nata e Kadrit ėshtė mė e mundshme tė jetė nė shtatė ditėt e fundit. Ibėn Umer (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij) tregon se njėri prej shokėve tė tė Dėrguarit, alejhi selam, ka parė Natėn e Kadrit nė ėndėrr, dhe se ajo ka qenė njėra prej shtatė netėve tė fundit. I Dėrguari i Allahut tha: “Si duket ėndrrat e tua janė nė pėrputhje me faktin se ėshtė njėra prej shtatė netėve tė fundit, ndaj kush dėshiron ta kėrkojė, le ta kėrkojė nė shtatė netėt e fundit.”   Buhariu; 1911 dhe Muslimi; 1165.

Allahu e ka fshehur kėtė natė qė robėrit e tij ta kėrkojnė e tė pėrpiqen nė adhurimin e tyre, ashtu siē ka fshehur edhe orėn e xhumasė nė tė cilėn pranohet duaja. Pra, thelbėsore ėshtė qė besimtari duhet tė pėrpiqet tė bėjė sa mė shumė adhurim me kėmbėngulje gjatė netėve tė kėtyre dhjetė ditėve.

Muslimanėt e parė ia dinin mirė vlerėn kėsaj nate ndaj dhe pyesnin tė Dėrguarin e Zotit Muhamedin, alejhi selam se si duhet ta kalonin kėtė natė.
Aishja, bashkėshortja e Muhamedit, alejhi selam, ka thėnė: “O i Dėrguar i Allahut, nėse e pėrjetoj Natėn e Kadrit, ēfarė duaje tė them?-  Ai tha: “Thuaj “Allahume ineke Afu-un Kerimun tuhibul afue fe afu an-ni (Zoti im! Ti je Falės, Bujar, e do faljen, ndaj mė fal mua! ”  Tirmidhiu; 3515.

Pra kėrkohet qė, kėto dhjetė netė tė muajit Ramazan qė kanė mbetur, t’i shfrytėzojmė me lutje, me kėrkim faljeje pėr gjynahet tona, duke dhėnė lėmoshė sa mė shumė atyre pesonave qė e meritojnė, duke lexuar Kur’an, duke falur namaz dhe ēdo gjė tjetėr tė mirė.

Nuk duhet qė kjo natė tė shfrytėzohet pėr tė shkuar tek varrezat, apo pėr t’i dhėnė lekė dikujt qė tė kėndojė Kur’an pėr tė vdekurit apo gjėra tė ngjashme tė cilat nuk kanė bazė nė fenė tonė, por qė janė pjellė e disa interesaxhinjėve dritėshkurtėr.

 Lusim Allahun e Madhėruar tė na e pranojė agjėrimin tonė gjatė ditėve dhe namazin tonė gjatė netėve tė kėtij muaji, tė na ndihmojė ta pėrkujtojmė, ta falėnderojmė dhe ta adhurojmė Atė ashtu siē duhet edhe nė muajt e tjerė! Amin

 

Lexo me shume | Komente (11)