El-Hafidh Ibnul-Xheuzi
Porosi Djalit
Dije djali im-tė udhėzoftė Allahu nė rrugė tė drejtė njeriu dallohet me logjikė edhe atė vetėm pėr tė punuar me tė. Pėr kėtė shkak pėrdore logjikėn dhe mendo nė vete, do tė kuptosh me argumente se ti je krijesė qė ke obligime. Duhet tė dish se melekėt I shkruajnė (regjistrojnė) fjalėt dhe veprimet e tua dhe gjithashtu duhet tė dish se ēdo frymėmarrje e tė gjallit ėshtė njė hap kah vdekja. Koha e qėndrimit nė Tokė ėshtė e kufizuar, ėshtė e shkurtėr, kurse qėndrimi nė varr I gjatė dhe dėnimi I atij qė pason epshin ėshtė I dhembshėm. Pra, ku ėshtė kėnaqėsia e dheut? Shkoi e nuk la asgjė pėrveē pendimit. Ku ėshtė dėshira e epshit? Sa koka ka mposhtur e sa kėmbė kanė rrėshqitur pėr shkak tė saj? Ēdokush qė ėshtė kėnaqur, ėshtė kėnaqur duke e kundėrshtuar epshin e tij, kurse ēdokush qė I ka dhėnė pėrparėsi dynjasė para ahiretit ėshtė dėshpėruar. Merr kėshilla prej mbretėrve dhe asketėve qė kanė kaluar para teje. Ku ėshtė kėnaqėsia e tyre dhe lodhja e tyre? Mbeti mėshira e madhe dhe pėrkujtimi I mirė pėr njerėzit e mirė dhe thėnie tė kėqija, pėrfundim i ashpėr pėr mėkatarėt. E gjithė kjo harrohet siē harrohet uria pas ngopjes. Sa shok I keq ėshtė pėrtacia ndaj veprave tė mira, Dashuria pėr rehati trashėgon pendim qė tejshkon ēdo kėnaqėsi. Pėr kėtė shkak ki kujdes dhe pėrpiqu pėr vetveten. Dije se veprimi I farzeve dhe largimi nga harami ėshtė detyrė e domosdoshme, kurse ai qė I kapėrcen kėta kufij atė e pret zjarri. Dije se kėrkimi I veprave tė mira ėshtė qėllimi I muxhtehidėve (atyre qė mundohen). Veprat e mira kanė dallim mes tyre. Disa vepėr tė mirė e konsiderojnė zuhdin nė dynja, tė tjerėt thonė se adhurimi ėshtė vepėr e mirė. Nė realitet nuk ėshtė vepėr e mirė dhe e plotė pėrveē bashkimi I diturisė dhe I veprės. Nėse kėto dy gjėra realizohen, kjo pronarin e kėtyre dy gjėrave e ngre nė gradė tė realizimit tė njohjes sė Krijuesit dhe e shpie kah dashuria, frika dhe mallėngjimi pėr Tė. Kjo njėherit ėshtė edhe qėllimi I besimtarit, ngase nė pajtim me vullnetin tėnd pėr punė vijnė edhe detyrat. Ēdo send qė shpresohet nuk arrihet e as ēdo gjė qė kėrkon smund ta gjesh, mirėpo detyrė e robit ėshtė tė mundohet. Ēdokujt I lehtėsohet rruga pėr atė qė ėshtė krijuar. (Buhariu dhe Muslimi).
Detyra, veprat e mira dheaspiratat e larta
Vepra e parė nė tė cilėn duhet tė ndalesh ėshtė njohja e Allahut xh.sh. me argument. Ėshtė e ditur se ai qė shikon qiejt e lartėsuar dhe tokėn e vendosur rrafsh dhe ai qė vėren kėto gjėra tė ndėrtuara me njė menēuri absolute, sidomos nėse shikon trupin e tij, kupton se medoemos kėto krijesa dhe krijime duhet ta kenė Krijuesin dhe Mjeshtrin e tyre. Pastaj ndalu dhe pėrqendrohu nė argumentet e sinqerta tė Pejgamberit s.a.v.s. Argumenti mė i madh ėshtė Kur'ani i Madhėruar dhe nėse tė gjitha krijesat tubohen pėr tė bėrė njė sure tė tillė, nuk do tė kenė mundėsi. Nėse njė person vėrteton ekzistencėn e Krijuesit xh.sh. dhe vėrtetėsinė e Pejgamberits.a.v.s, detyrohet medoemos ti dorėzohet sheriatit e nėse nuk e bėn kėtė gjė, atėherė dihet se ekziston devijim nė besimin e tij. Pastaj duhet ti dish vaxhibet e abdestit, vaxhibet e namazit, vaxhibet e zekatit, nėse posedon pasuri, vaxhibet e haxhxhit etj. Nėse i mėson tė gjitha kėto, duhet tė veprosh sipas tyre. Ai qė ėshtė ambicioz duhet tė ngjitet nė shkallė tė dytė, tė fillojė tė bėjė vepra tė mira, tė fillojė ta mėsojė pėrmendėsh Kur'anin, tė mėsojė tefsirin e Kur'anit, tė mėsojė hadithin e ashabėve dhe dijetarėve pas tyre. Me qėllim qė tė fitojė gradė tė lartė e mė tė lartė. Pastaj medoemos duhet ta dijė gjuhėn arabe dhe lėndėt e saj mirė, qė tė mund tė shpreht ashtu siē duhet. Pastaj medoemos duhet ta dijė gjuhėn arabe dhe lėndėt e saj mirė, qė tė mund tė shprehet ashtu siē duhet. Fikhu ėshtė baza e diturive, kurse pėrsėritja e diturisė ėsthė e ėmbėl dhe mė e dobishme. Pėr tė gjitha kėto qė i pėrmenda kam shkruar ashtu qė ske nevojė tu kthehesh shkrimeve tė vjetra. Pėr kėtė i falėnderoj Allahut s.v.t.prandaj ska nevojė tė kėrkosh libra tė vjetėr dhe tė shkruash. Ambiciet e njeriut ndahen pėrveē nėse njeriu nuk ka potenciale tė mėdha, kurse nėse ngrihet potenciali nuk do tė kėnaqet me ēėshtje tė pakta. E ke tė njohurme argument se ambiciet janė tė lindura me fėmijėn, mirėpo nė disa kohė potenciali pakėsohet, kurse nėse nxitet bėhet i fortė. Nėse nė vete vėren mosmundje, lute Atė qė jep begati, ose nėse nė vete ndjen pėrtacinė, kthehu tek Ai qė tė orienton nė rrugė tė vėrtetė, ngase nuk mund ti arrish tė mirat pėrveē se duke e respektuar Allahun xh.sh. dhe nuk mund tė kalojnė kėto tė mira vetėm duke bėrė mėkat. Kush ėshtė ai qė iak ka kthyer shpinėn Allahut e ka pasė dobi ose ka realizuar ndonjė dėshirė prej dėshirave tė tij?
Kini frikė Allahun, Ai ju mėson
Shih djali im, ki kujdes kufijtė e Allahut dhe ki kujdes si do ti ruash kufijtė e Allahut, ngase ai qė ruan ruhet, kurse ai qė kėtė e lė pas dore, lihet pas dore. Dua tė ti pėrkujtoj disa periudha qė i kam kaluar, ndoshta do tė shoshė mundin tim dhe do tė bėsh dua pėr mua, sepse begati qė mė janė dhėnė nuk kanė qenė nga mundi im, por dhunti e Allahut mbi mua. Mė kujtohet vetvetja. Mė kujtohet se kam qenė shumė ambicioz, kėshtu qė kam shkuar nė bibliotekė kur kisha vetėm gjashtė vjet dhe i kam shoqėruar nė kėtė moshė tė mėdhenjtė. Mė ėshtė dhuruar tru i madh nė vegjėli, aq sa kam qenė me inteligjent se tė mėdhenjtė. Nuk mė kujtohet se kam luajtur ndonjėherė me fėmijėt nė rrugė, e as qė kam qeshur me tė madhe. Kur mbusha shtatė vjet fillova tė prezantoj ligjėratat nė xhami. Nuk jam munduar ti gjej magjistarėt, por kėrkova muhadith (dijetar tė hadithit), i cili flet pėr biografinė e Pejgamberit s.a.v.s dhe kėshtu gjithė atė qė mėsoja nė xhami, e mėsoja pėrmendėsh dhe kur vija nė shtėpi e shkruaja. Kam marrė mėsim nga shejhu (mėsuesi) im Ebul-Fadl ibn Nasir rahimehull-llah. Me tė shkonim edhe te dijetarėt tė tjerė pėr tė marrė dituri prej tyre. Nė praninė e tij kam lexuar Musenedin e Imam Ahmedit rahimehull-llah dhe libra tė tjerė tė mėdhenj. Pasi i mėsoja, ai korrigjonte mėsimet e mia. Nga ky shejh (dijetar) kam mėsuar deri sa vdiq. Allahu e mėshiroftė. Nga ai mėsova diturinė e hadithit dhe transmetimit. Nė kėtė kohė fėmijėt zbritnin nė breg tė lumit Tigris dhe shikonin urėn, kurse unė merrja njė vėllim tė ndonjė libri dhe ulesha i ndarė prej njerėzve, pranė Rakes (Raka ėshtė vend nė Irak), duke kėrkuar dituri, duke lexuar. Pastaj fillova tė agjėroj shumė, tė ha pak, tė bėj sabėr shumė dhe pandėrprerė, saqė fillova tė mbetem deri vonė nė mbrėmje. Nuk jam ndalur tė mėsoj vetėm njė degė, por dėgjoja fikh, vaaz, hadith, shkoja me asketėt, pastaj mėsova edhe gjuhė. Nuk kam lėnė askėnd qė transmeton ose kėshillon pa qenė edhe unė tek ai e as qė ka ardhur ndonjė i huaj e unė tė mos isha i pranishėm. Kam zgjedh veprat e mira. Nėse mė afroheshin dy gjėra, nė tė shumtėn e rasteve i jepja pėrparėsi obligimit ndaj Allahut xh.sh. Mė edukoi mirė dhe mė mėsoi tė marr atė qė ėshtė mė e mirė dhe mė mbrojti nga armiqtė, ziliqarėt dhe shpikėsit. Mi ofroi kushtet e diturisė. Mė mundėsoi arritjen deri te librat nė mėnyrė qė nuk mbajta llogari. Mė dhuroi kuptim dhe tė mbajtur mend bukurshkrim dhe shkrim tė mirė tė librave. Nuk mė la mangėt asnjė gjė prej dynjasė, mė ofroi rrizk (furnizim) tė mjaftueshėm. Mė mundėsoi qė fjala tė jetė e pranuar te njerėzit, ashtu qė njerėzit nuk dyshojnė nė atė qė them. Nė tubimet e mia janė penduar me mia njerėz. Shkoja nėpėr mėsues qė tė dėgjoja prej tyre hadithe. Mė ndalej fryma nga tė ecurit shpejt, nga dėshira qė tė jem i pari. Nė mėngjes skisha ētė haja dhe nė mbrėmje skisha ētė haja. Megjithatė nuk mė pėruli Allahu i Lartėsuar para asnjė krijese, por mė ofronte rrizkun pėr tė mbajtur veten. Po qe se dėshiroj tė jap sqarime pėr jetėn time kjo punė do tė zgjaste shumė. Ja po sheh se nė ēfarė gjendje jam. Ta pėrmbledh ty kėtė nė njė fjalė: Kijeni frikė Allahun dhe Allahu ju dhuron dituri (Bekare: 282)
Shfrytėzo kohėn
Biri im, ki kujdes vetveten tėnde. Pendohu pėr mungesėn tėnde gjatė kohės qė ka kaluar. Ujite drurin pėrderisa ka lagėshti. Kujtoji orėt e humbura, tė mjafton kėshilla. Ėshtė harruar kėnaqėsia e pėrtacisė dhe kanė kaluar gradat e veprave tė mira. Selefus-salihu (tė parėt tanė tė mirė) kanė dėshiruar ti pėrmbledhin tė gjitha veprat e mira dhe kanė qenė prej atij lloji qė nėse u kalonte ndonjė e mirė janė dėshpėruar. Ibrahim ibn Edhemi thotė: Hymė te njė ibadetxhi i sėmurė. Atė e gjetėm duke shikuar kėmbėt dhe duke qarė. I thamė: Pse po qan? Tha Qaj kėto kėmbė qė nuk janė pluhurosur nė rrugė tė Allahut. Qau njė tjetėr. I thamė atij: Pse po qan? Tha: Po qaj filan ditėn, tė cilėn nuk e kam agjėruar dhe filan natėn nė tė cilėn nuk kam falur namaz. Biri im, dije se ditėn e pėrbėjnė orėt dhe orėt i pėrbėjnė frymėmarrjet, kurse ēdo frymėmarrje ėshtė magazė. Ki kujdes se mos tė shkon ndonjė frymėmarrje kot dhe nė Ditėn e Kijametit ke pėr tė parė magazėn tė zbrazėt dhe do tė pendohesh. Njė person i ka thėnė Amr ibn Abdul-Kajsit: Ndalu tė ti them disa fjalė. Ia ktheu: Ndale diellin. Njė ditė janė ulur disa njerė te Marufi rahimehullah, e ky u tha: Pash Allahun xh.sh. a nuk doni tė shkoni? Shkoni ngase Pronari i diellit e lėviz atė, nuk e ndal. Nė hadith qėndron: Kush thotė: Subhanall-llahil-adhi ve bihamdihi (I lavdėruar qoftė Allahu i madh dhe i falėnderuar) i mbillet me kėtė thėnie njė dru hurme nė xhennet. Pra, shiko sa drunj hurmash tė xhennetit i humb kur e humb kohėn kot. Selefus-salihu (tė parėt tanė tė mirė) janė kujdesur qė asnjė sekondė mos ta kalojnė kot. Pėr kėtė e kemi Kehmesiunmin i cili ka bėrė hatme Kur'anin tri herė nė ditė. Dyzet persona prej selefus-salihut e kanė falur namazin, e sabahut me abdest tė jacisė. Rabiatul-Adevija gjithė natėn falte namaz, pastaj para mėngjesit flinte pak, ndėrsa kur ngrihej i thoshte vetes: Gjumi nė varr ėshtė i gjatė.
Me ēka fitohet bota e amshueshme?
Kush ndalet dhe mendon mbi kėtė botė para se tė dalė nė tė, sheh se ka kaluar njė kohė shumė e gjatė, nėse mendon pasi tė dalė nė tė, gjithashtu sheh njė kohė shumė tė gjatė. Nėse mendon pėr qėndrimin nė xhennet ose xhehennem, kupton se ėshtė i pafund. Nėse pas gjithė kėsaj fillon dhe mendon pėr qėndrimin e tij nė kėtė botė, sheh se do tė jetojė pėrafėrsisht 60 vjet. Nga kjo kohė gjysma, d.m.th. 30 vjet, kalojnė nė gjumė, pesėmbėdhjetė nė fėmijėri, atė qė mbetet sheh se e ke shpenzuar nė dėfrime tė epsheve, nė punė dhe fitim, ashtu qė pėr ahiret mbetet vetėm pak, mirėpo edhe kjo pak nuk ėshtė e pastėr, ngase ėshtė zhytur nė syfaqėsi dhe jovigjilencė. Nuk e di me ēka mund tė fitohet jeta e amshueshme nėse nuk ėshtė ēmimi i kėtyre orėve?
Zgjimi prej gjumit
Biri im, mos tė tė dėshpėrojė prej tė mirės ajo qė ka kaluar ngase shumė njerėz janė zgjuar prej njė gjumi tė rėndė e tė gjatė. Ebu Hakimi mė ka treguar: Nė djalėrinė time merrsha me trimėri, nuk hidhja sy diturisė, mirėpo mė erdhi Ebu Abdull-llahu dhe mė tha:Biri im, nuk do tė jem me ty pėrgjithmonė. Merri njėzet dinarė dhe njė dyqan pėr tė shitur bukė nė tė, qė tė fitosh pėr tė jetuar. I thashė: Ēthua kėshtu?. Tha: Atėherė pra hap njė dyqan pėr tė shitur stof nė tė. I thashė: Si mi the kėto fjalė duke qenė unė i biri i kadiut-kudatit (gjyqtar suprem), Abdull-llah ed Demeganit. Tha: Nuk po tė shoh duke kėrkuar dituri. I thashė: Mi pėrkujto mėsimet njė orė. Filloi dhe mi pėrkujtoi mėsimet njė orė dhe kėshtu fillova tė kėrkoj diturinė, dhashė mundin tim dhe Allahu xh.sh. mi hapi tė gjitha rrugėt. Disa shokė tė Ebu Muhammed el-Halvanit mė treguan se ai ka thėnė:Babai im vdiq kur isha 21 vjeqar. Isha i dalluar me trimėri. Njė ditė prej dite erdha ti padis disa banorė tė shtėpisė qė pata trashėguar. Kur'an arrita tek ata i dėgjova duke thėnė: Erdh pėrtaci. Nė kėtė rast i thashė vetes:Kjo thuhet pėr mua! Pastaj shkova te nėna ime dhe i thashė:Nėse do tė mė kėrkosh, kėrkomė te xhamia e shejh Ebil-Hatabit. Iu bashkangjita kėtij hoxhe derisa u bėra kadi (gjyqtar) dhe njė kohė veprova si kadi. Unė e pashė duke dhėnė fetva dhe duke diskutuar.
Metoda edukative gjatė ditės dhe natės
Biri im, ki kujdes agimin e mėngjesit dhe nė kėtė kohė mos bisedo pėr kėtė botė, ngase selefus-salihu, Allahu i mėshiroftė, nuk kanė biseduar kėsi lloj bisede nė kėtė kohė. Kur tė zgjohesh prej gjumit thuaj:Elhamdulil-lahil ledhi ehjani bade ma emateni ve ilejhin-nushur. (Falėnderimi i qoftė Allahut i cili na ngjalli pasi qė na bėri tė vdekur dhe tek Ai do tė ringjallemi). Gjithashtu thuaj:Elhamdulil-lahil-ledhi jumsikus-semae en tekae alel-erdi il-la bi idhnihi, inall-llahe bin-nasi lereufun rahim. (Falėnderimi i qoftė Allahut i cili mban qiellin qė tė mos bie nė tokė, pėrveē se me lejen e Tij. Me tė vėrtetė, Allahu ėshtė i Butė, i Mėshirshėm). Pastaj ngrehu, pastrohu dhe fali dy rekate sunet tė sabahut, shko nė xhami i pėrulur dhe gjatė rrugės thuaj:O Zot! Tė pyes Ty me tė drejtėn e pyetėsve tė Tu dhe me tė drejtėn e atyre qė ecin nė namaz. Unė nuk kam dalė kryelartė, pėr sy e faqe dhe pėr famė. Kam dalė duke iu frikuar hidhėrimit Tėnd dhe duke shpresuar kėnaqėsinė Tėnde. Tė lus qė tė mė shpėtosh nga zjarri i xhehennemit, tė mi falėsh mėkatet, ngase askush pėrveē Teje nuk i fal mėkatet. Mundohu tė falėsh namazin nė tė djathtėn e Imamit, dhe pasi ta mbarosh thuaj:La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ve lehul-hamdu, juhji ve jumitu, bijedihil-hajru ve huve ala kul-li shejin kadir. (Nuk ka tė adhuruar me meritė pėrveē Allahut, i cili ėshtė Njė, i Pa shok, Atij i takon mbretėria dhe falėnderimi, Ai ngjall dhe Ai shkakton vdekjen. Nė dorė tė Tij ėshtė e mira dhe Ai ėshtė i mundshėm pėr ēdo gjė). Pastaj thuaj 10 herė subhanall-llah, 10 herė elhamdulil-lah dhe 10 herė Allahu Ekber. (Hadithi ėshtė sahih, transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu nga Abdullah ibn Amri). Pastaj lexo Ajetin Kursi (ajetin 255 tė sure Bekare). Pastaj lutju Allahut tė ta pranojėkėtė namaz, e nėse ke mundėsi rri ulur nė xhami duke pėrmendur Allahun s.v.t. deri sa tė lindė dielli dhe tė ngrihet nė qill, pastaj fali disa rekate (salatud-duha). Nėse ke mundėsi fali tetė rekate, kjo ėshtė mė mirė.
Dituria ėshtė mė e vlefshme se ēdo nafile
Nėse ke pėrgatitur mėsimin deri nė kohė tė duhasė (kohė pas lindjes sė diellit derisa tė arrijė nė zenit), ngrihu dhe fali tetė rekate namaz tė duhasė, pastaj lexo ose shkruaj atė qė ke mėsuar deri nė ikindi. Pastaj ktheju mėsimit tėnd pas ikindije deri nė kohė tė akshamit, pas akshamit fali dy rekate tė shkurtra. Pasi qė tė falėsh jacinė ktheju mėsimit tėnd, pastaj bjer nė krahun e djathtė dhe thuaj 33 herė subhanall-llah, 33 herė elhamdulil-lah dhe 33 herė Allahu Ekber). Allahume kini adhabek jevme texhmeuibadek (O Zot. Mė mbro nga dėnimi Yt ditėn kur do ti mbledhėsh robtė e Tu). Kur tė zgjohesh prej gjumit, dije se shpirti ka marrė pjesėn e nevojshme tė pushimit. Pastaj ngrehu, merr abdest dhe fal namaz sa tė mundesh. Filloje kėtė namaz me dy rekate tė shkurtra, pas kėtyre dy rekateve fali dy rekate tė tjera, lexo nė tė dy xhuze nga Kur'ani, pastaj kthehu diturisė, ngase dituria ėshtė mė e dobishme se ēdo nafile.
Ki kujdes veprat e kėqija dhe bezdisjen
Largohu prej njerėzve, ngase kjo (largimi) ėshtė nėna e tė gjitha tė mirave dhe ki kujdes e mos i shoqėro njerėzit e kėqij. Shokėt e tu le tė jenė librat dhe biografia e selefus-salihut. Mos mėso diē tė re pa e pėrvetėsuar atė qė e di. Qėllimi yt le tė jetė biografia e njerėzve tė mėdhenj tė cilėt kanė pasur dituri dhe punė dhe mos u kėna me pak. Dije se dituria i ngriti njerėzit e mposhtur. Shumica e dijetarėve nuk kanė pasur prejardhje tė njohur e as pamjet tė bukur. Ata ibn Rebahi ka qenė i zi dhe jo i bukur. Njė ditė i erdhi halifeja Sulejman ibn Abdul-Meliku me dy djemtė e tij pėr ta pyetur pėr haxhxhin. Ky ua sqaroi haxhxhin duke ua kthyer fytyrėn. Nė kėtė rast halifeja u tha djemve tė tij:Ngrihuni dhe mos u bėni pėrtac nė kėrkimin e diturisė, ngase nuk mund ta harroj poshtėrsinė tonė para kėtij robi tė zi. Gjithashtu Hasan el-Bahriu, Ibn Sirini, Mekhuli dhe shumė tė tjerė kanė qenė robėr, mirėpo e kanė marrė kėtė gradė tė lartė me diturinė dhe devotshmėrinė qė kanė patur.
Bėhu i pavarur nga ajo qė posedojnė njerėzit
Biri im, mundohu tė jesh i ndershėm dhe tė mos e kėrkosh kėtė botė, e tė mos u mposhtesh pronarėve tė saj. Kėnaqu dhe bėhu krenar me atė qė e posedon. Mė parė ėshtė thėnė:Kush kėnaqet me bukė dhe perime, askush smund ta bėjė rob. Njė ditė pranė Basrės kaloi njė beduin dhe tha:Kush ėshtė zotėri i kėtij qyteti? Njerėzi i thanė:Hasan el-Basriu. Beduini pyeti: Me ēėshtė bėrė zotėri? Njerėzit i thanė:Ishte i panevojshėm pėr dynjanė e tyre, kurse ata ishin tė nevojshėm pėr diturinė e tij. Biri im, dije se babai im ka qenė i pasur dhe ka lėnė pas vetes pasuri tė madhe. Pasi hyra nė moshėn madhore mi dha njėzet dinarė dhe shtėpi e mė tha:Kjo ėshtė pasuria qė ta ka lėnė prindi. I mora kėto para dhe me to bleva libra, pastaj i shita tė dy shtėpitė dhe gjithė kėtė pasuri e shpenzova nė kėrkim tė diturisė, kėshtu qė nuk mbeti asgjė. Kėshtu babai yt asnjėherė nuk ėshtė mposhtur, as qė i ka rrotulluar qytetet, ashtu siē kanė bėrė tė tjerėt, shumica e kėshilluesve, e as qė kam kėrkuar nga ndokush ndonjė sen. Por edhe me kėtė ēėshtjet kanė ecur mirė: Kush i frikohet Allahut, atij Ai i hap rrugė dhe e furnizon prej nga nuk e kujton fare. (Talak: 2-3).
Po qe se posedon devotshmėri i sheh tė gjitha tė mirat
Biri im, po qe se posedon takvallėk i sheh tė gjitha tė mirat. I devotshmi nuk punon pėr sy e faqe, as qė bėn ndonjė vepėr qė e ofendon fenė e tij. Kush i ruan kufijtė e Allahut, Allahu xh.sh. e ruan atė. Muhamedi s.a.v.s. i ka thėn Ibni Abbasit: Ruaje Allahun (vepro me atė qė ta ka urdhėruar dhe largohu nga ajo qė ta ka ndaluar), Allahu tė ruan ty. Ruaje Allahun, do ta gjesh Atė. Biri im, dije se Junusi a.s. pasi qė kishte zahire tė mira, shpėtoi nga ajo vėshtirėsi. Allahu xh.sh. thotė:E sikur tė mos ishte ajo qė ai kishte qenė prej atyre qė shumė pėrmendin Zotin, Ai do tė mbetej nė barkun e tij (tė peshkut) deri nė Ditėn e Ringjalljes. (Saffat:143-144) Kurse Faraoni pasi qė nuk kishte zahire tė mira, nuk gjeti shpėtimtar nė kohėn e vėshtirė tė tij. Iu tha:Ti tani beson, mirėpo mė parė kundėrshtove. (Junus:91) Pra, bėjini vetes zahire tė ėmira, zahire prej takwallėkut, nėse dėshiron ti shihni gjurmėt e tyre. Transmetohet nė hadith:Ēdo i ri qė i frikohet Allahut nė rininė e tij, Allahu e ngre atė nė pleqėrinė e tij. Allahu xh.sh. thotė:E kur e arriti pjekurinė e tij. Ne i dhamė pushtet e dituri. Kėshtu ne i shpėrblejmė punėmirėt.(Jusuf:22) Ai qė ruhet dhe bėn durim ska dyshim se Allahu nuk e ka humb shpėrblimin e punėmirėsve. (Jusuf:90) Biri im dije se zahireja mė e mirė ėshtė largimi nga harami, largimi i gojės prej fjalėve tė kota, tė pasurit kujdes kufijtė e Allahut, dhėnia pėrparėsi Allahut xh.sh. para epshit tėnd. Sigurisht e din hadithin qė flet pėr ata tre personat qė kishin hyrė n ėshpellė e shkėmbi ua kishte mbyllur hyrjen. Njėri prej tyre tha:O Zot! Unė kisha prindėrit dhe fėmijėt dhe u jepja tė pijnė qumėsht, mirėpo ēdo herė sė pari u jepja prindėrve. Nėse e kam bėrė kėtė vepėr pėr hir Tėndin, na shpėto nga kjo vėshtirėsi. Shkėmbi u lėviz pak, saqė u hap njė e treta e hyrjes. Pastaj i dyti tha: O Zot! Kisha marrė si mėditės njė punėtor, mirėpo nuk u kėnaq me mėditjen e tij dhe nuk e mori. Kurse unė me mėditjne e tij bėra tregti. Njė ditė erdhi dhe mė tha:A nuk i frikohesh Allahut xh.sh. dhe tė mė japėsh mėditjen time? I thashė:Shko te ato lopė me ēoban dhe merri. Nėse kėtė e kam bėrė pėr hirė Tėndin na shpėto nga kjo vėshtirėsi. Shkėmbi u lėviz edhe pak dhe u hap dy e treta e hyrjes. Sė fundi i treti tha:O Zot! Unė pata dashuruar njė vajzė. Kur iu afrova mė tha: Frikėsoju Allahut e mos e thy unazėn pa tė drejtė. Nė kėtė rast nuk e preka atė. Nėse e kam bėrė kėtė pėr ty, na e shpėto nga kjo vėshtirėsi Nė kėtė rast u lėviz shkėmbi dhe u hap hyrja e qė tė tre dolėn nga shpella. Ėshtė parė nė ėndėrr Sufjan eth-Thevriu e i ėshtė thėnė: Ēbėri Allahu me ty? Tha:Posa u lėshova nė varr, u gjeta para Allahut. Hyra. Duke hyrė dėgjova njė zė i cili tha:Sufjani? Thashė:Sufjani. Tha: A tė kujtohet dita nė tė cilėn i dhe pėrparėsi Allahut xh.sh. para epshit tėnd? Thashė:Po. Zėri tha: Urdhėro nė bukuritė e xhennetit.
Nga biografia e Selefus-salihut (tė parėve tanė tė mirė)
Biri im, ambicioziteti yt duhet tė ngrihet deri nė plotėsi, ngase disa njerėzi ishin zahidetė (asketė), tė tjerėt dijetarė, kurse pak janė ata qė kan bashkuar diturinė dhe punėn. Biri im, dije se unė kam lexuar jetėn e tabiinėve dhe jetėn e atyre qė kanė ardhė pas tyre, e nuk gjeta mė tė urtė se katėr persona: Seid ibn Nusejeb, Hasan el-Basriu, Sufjan eth-Thevriu dhe Ahmed ibn Hanbeli radnijallahu anhuma exhmein. Kanė qenė burra. Mirėpo kėto grada i kanė arritur me vullnetin e tyre tė lartė, i cili te ne ėshtė dobėsuar. Shumica prej selfeit kanė qenė njerėz ambiciozė. Nėse dėshiron tė mėsosh gjendjen e tyre lexo librin Sifetus-safve, ngase pėr kėta burra kam shkruar nė kėtė libėr.
Tė mbajturit mend ėshtė kapitali yt
Biri im, ke kuptuar se kam shkruar njėqind e mė tepėr libra. Nė lėndė tė tefsirit kam shkruar Tefsirul-Kebir, i cili pėrmblidhet nė njėzet vėllime, nė histori kam shkruar gjithashtu njėzet vėllime nė hadith Retushimin Musenedit i cili ėshtė po ashtu nė njėzet vėllime dhe libra tė tjerė, disa prej tyre tė mėdhenj e disa tė vegjėl. Pėr kėtė shkak nuk ka nevojė tė huazosh libra dhe tė shkruash. Ti duhet tė mėsosh pėrmendėsh, ngase tė mėsuarit pėrmendėsh ėshtė kapitali yt, kurse pėrdorimi i tij fitimi. Mirėpo mos harro se nė tė dy rastet duhet ti kthehesh Allahut xh.sh. dhe tė kesh kujdes tė mos i kalosh kufijtė e Tij. Allahu xh.sh. thotė: Nėse ju ndihmoni (fenė) Allahun, Ai ju ndihmon juve, (Muhammed:7) Pra, ju mė kujtoni Mua, Unė ju kujtoj juve. (Bekare:152) Zbatoje premtimin qė Mua ma ke dhėnė. Unė zbatoj atė qė ua premtova. (Bekare 40) Vaj pėr ty nėse ndalesh e merr dituri duke mos punuar me tė, ngase ata qė iu drejtuan kryetarėve dhe pronarėve tė dynjasė u larguan nga puna me diturinė e tyre dhe me kėtė u ėshtė larguar dhe dobia e saj.
Dituria dhe puna janė tė pandara
Biri im, ki droje tė bėsh ibadet pa dituri, ngase shumė asketė dhe sufi u shmangėn nga rruga e drejtė ngase vepruan pa dituri. Vishe trupin tėnd me dy rroba tė mira. Mos tė jenė rroba ekstravagante dhe mos tė jenė shumė tė mira saqė tė dallohesh prej tė tjerėve, pronarėve tė dynjasė dhe mos tė jenė tė kėqija saqė tė dallohesh prej asketėve. Vlerėsoje vetveten pėr ēdo shikimi, pėr ēdo fjalė dhe pėr ēdo hap, ngase do tė merresh nė pyetje pėr kėtė gjė. Biri im dije se aq sa do tė kesh ti dobi nga dija jote, po aq dobi do tė kenė edhe tė jerėt prej teje dhe nėse kėshilluesi nuk vepron me diturinė e tij, kjo kėshillė rrėshqet nga zemra e tė kėshilluarve ashtu siē rrėshqet uji nga guri. Mos kėshillo pa qėllim, mos ec pa qėllim, mos ha asnjė kafshatė pa qėllim dhe tė kesh parasysh ahlakun (moralin) e selefit.
Librat mė tė mirė
Lexo librin Minhaxhul-muridin. Ky libėr tė mėson sjelljen e mirė. Kėtė libėr bėje bashkulės dhe mėsues tėndin. Gjithashtu hidhi njė shikim librit Sejdul-hatir. Nė tė do tė gjesh udhėzime qė do ta pėrmirėsojnė gjendjen tėnde fetare dhe gjėndjen e kėsaj bote. Mėso pėrmendėsh librin Xhunnetun-nedher,n gase ky libėr tė ndihmon tė shartosh kuptimin tėnd pėr fikhun. Angazhoje veten me librin El-Hadaik i cili tė mundėson tė mėsosh shumicėn e haditheve. Nėse kthehesh nė librin El-Keshi, ky libėr tė ndihmon tėkuptosh sahihajndet (dy sahihet: sahihul Buhari dhe sahihul-Muslim). Mos u merr me librat e tefsirit qė i kanė shkruar tė huajt (jomuslimanėt), ngaqė nuk ka nevojė pėr ndonjė libėr tjetėr nė kėtė lėndė pėrveē pėr El-Mugni-se dhe Zadul-Mesir-it. Gjithashtu ske nevojė pėr libra tė vazit pėrveē librave qė i kam shkruar unė.
Cilėsitė e kėshilluesit tė dobishėm
Sillu me njerėzit dhe mos u shoqėro shumė me ta, ngase mosshoqėrimi me njerėz ėshtė qetėsi nga shoqėrimi me njerėz tė kėqinj e gjithashtu ėshtė mungesė e dinjitetit. Posaēėrisht kėshilluesi nuk duhet tė shihet i thjeshtė, as qė duhet tė shihet se ecėn shumė nė ēarshi, e as qė duhet tė qeshet tepėr, me qėllim qė njerėzit tė mendojnė mirė pėr tė dhe qėkėshillat e tij tė kenė ndikim. Po qe se je i detyruar tė shoqėrohesh me njerėz, atėherė shoqėrohu me butėsi, sepse po qe se kuptove moralin e tyre nuk mund tė sillesh mirė me ta.
Kryej detyrat
Ēdokujt jepja atė qė meriton, qoftė gruaja jote, qoftė biri yt, qoftė farefisi. Gjithashtu ki kujdes ēdo orė nė ēka e harxhon. Kėtė kohė kaloje nė mėnyrė fisnike. Mos e ler pasdore vetveten dhe pėrpiqu qėtė bėsh vepra tė mira dhe fisnike. Dėrgo nė arkėn e varrit tėnd atė qė do tė tė gėzojė nė Ditėn e Kijametit. Ki ndėrmend fundin e veprave. Lehtė mund tė durosh qė mos tė veprosh atė qė e dėshiron. Nėse nė vete vėren mospėrfilljen pėr ahiretin, shko te varret dhe pėrkujtohu se koha e shpėrnguljes ėshtė afruar. Rregullo jetėn tėnde qė tė mundesh tė shpėrndash duke mos bėrė masraf (duke mos shpenzuar tepėr e pa nevojė), qė tė mos vijė koha e tė varesh prej njerėzve, ngase ruajtja e pasurisė ėshtė prej fesė. Tu lėsh trashėguesve pasuri ėshtė mė mirė se sa tė varen prej njerėzve.
Pėrfundimi i mirė
Biri im, dije se ne e kemi prejardhjen prej Ebu Bekėr es-Siddikut radijallahu anhu. Biografia e tij ėshtė nė librin tim Sifetus-safve. Tė parėt tanė janė marrė me tregti dhe shitblerje. Ska pasur prej pasardhėsve tė Ebu Bekrit njeri qė i ėshtė dhėn dituri pėrveē meje, kurse tash ti e ke radhėn. Pra mundohu qė tė mos mė mashtrojė bindja ime pėr ty. Ty tė kam dorėzuar tek Allahu s.v.t. dhe vetė Atė e lus qė tė tė drejtojė nė rrugė tė drejtė, nė rrugėn e diturisė dhe tė punės. Ky ėshtė mundi im nė kėtė porosi, kurse ska mundėsi dhe fuqi askush pėrveē Allahut, tė Lartėsuarit, Tė Madhit. Falėnderimi i qoftė Allahut i cili ua shton tė mirat atyre qė e falėnderojnė dhe bekimi e shpėtimi i Allahut qofshin mbi Muhammedin s.a.v.s, familjen dhe shokėt e tij.
